Listat e hapura/ Halit Valteri replikon me Spiropalin: Lëreni Lulin, propozimet tona i keni në tavolinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista e hapura ka qenë sërish përplasja mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare.

Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare iu është drejtuar opozitës në lidhje me kërkesat për Reformën Zgjedhore, të cilët kërkojnë hapjen e listave dhe ndryshimin e kushtetutës.

Spiropali tha se Partia Socialiste është treguar e hapur për të folur për ndryshimet në Refromën Zgjedhore si dhe për listat e hapura.

Në replikë me të reagoi deputeti i opozitës Halit Valteri i cili kërkoi që të merret seriozisht kjo punë dhe të bien dakord për ndryshimet e sistemit zgjedhor.

“E nderuar ministre ne jemi opozita parlamentare që prej një viti ju kemi depozituar 39 firma deputetësh për ndryshim sistemi. Jemi po ata deputetë ku me 29 firma ju kemi sjell për të bërë ndryshimet kushtetuese. Hidhte topin sa te oborri i SHQUP-it, sa te oborri i LSI-së, i Presidencës ne nuk na shërben aspak.

Propozimet i keni në tavolinë, dashamirësinë e 39 deputetëve dhe jo vetëm 10 apo 15 kolegë të maxhorancës e duan dhe kërkojnë me insistim hapjen e listave dhe ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Bëjani këtë nder shqiptarëve, mos u merrni me Lulin se Lulin këtu e kishit, ju e doni normalisht se e keni kolegë të vjetër dhe ndoshta i doni më shumë se ne, kështu që merreni seriozisht këtë punë mblidhni grupin tuaj parlamentar sepse asnjë ligj tjetër nuk do të kalojë në këtë parlament pa dakordësinë e opozitës dhe pa i dhënë shqiptarëve ndryshimet e sistemit zgjedhor”, u shpreh Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV