Norman në Shqipëri takon anëtarët e KED-së, refoma duhet çohet deri në fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Gjykatën e Lartë me disa nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ka qenë Vitore Tusha ajo që ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për asistencën e deritanishme të dhënë nga Britania e Madhe në mjaft sektorë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

Pas fjalës përshëndetëse Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese.

Norman në fjalën e tij në këtë takim me anëtarët e KED-së u shpreh se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund.

Ky këshill vlerëson se procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor, dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED.

Ambasadori britanik nga ana e tij, theksoi se KED për nga natyra e vet ka pasur gjithmonë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tij publike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli.

Ambasadori Norman vlerësoi angazhimin i këshillit për të reflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që procesi i emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të ndodhë sa më parë.

Lexo edhe :  Media italiane/Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë. Një automjet ka dalë...

Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në përrenj të shpejtë në vetëm...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Lajme të tjera

Web TV