Pasaportat “i hanë” kokën ambasadores në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada shqiptare në kryeqytetin grek mbetet bosh, Gent Cakaj shkarkon stafin fund e krye. Furtuna ka të bëjë me skandalin e pasaportave, të cilat u porositën në mënyrë të kundërligjshme në Tiranë, por u grabitën në mënyrë mjeshtërore në Athinë

Nga Leonard Veizi

Nga Athina vjen lajmi i pazakontë se ministri shqiptar, në detyrë, për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshirë këtu edhe ambasadoren. Shkarkimi “on block” është motivuar nga Cakaj me performancë të ulët dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar. Por, pa dyshim, një nismë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me performancën e diplomatëve dhe shërbimet në komunitet, pavarësisht se sipas informacioneve, në drejtim të zyrtarëve të ambasadës ka pasur ankesa të shumta prej emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Megjithatë, ajo që të shkon në mendje fillimisht ka të bëjë me skandalin e një viti më parë me pasaportat, të cilat u porositën në mënyrë të kundërligjshme në Tiranë, por u grabitën në mënyrë mjeshtërore në Athinë.

Pasaportat

Vitin e kaluar ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari, mori një masë disiplinore për skandalin e zhdukjes së 100 pasaportave. Ndërsa Pervin Gjikuria, që ishte konsulli shqiptar në Janinë, u shkarkua. Asokohe Ministria e Jashtme sqaroi se ambasada jonë në Athinë kishte autorizuar një punonjëse të një kompanie autobusësh të aplikonte për 100 pasaporta dhe më pas t’i tërhiqte për t’i dërguar në Greqi. Pas tërheqjes, pasaportat u nisën drejt vendit fqinj me autobus, dhe jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike. Në Kakavijë gjatë kontrollit autoritetet greke zbuluan pasaportat dhe i bllokuan.

Ndërhyri konsullata shqiptare në Janinë, duke bërë të mundur zhbllokimin e tyre. Më pas, sipas Ministrisë, dërgesa u është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët proceduan me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt ambasadës shqiptare​ në Athinë. Por gjatë transportimit nga konsulli i i Janinës, në një nga ndalesat e bëra në Athinë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, makina u sulmua dhe pasaportat u grabitën.

Lexo edhe :  Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Pikëpyetjet ishin të shumta. Përse u ndoq kjo rrugë për aplikimet dhe tërheqjen e pasaportave, përmes një punonjëseje të një kompanie autobusësh? Ministria e Jashtme theksoi se pasaportat u nxorën nga përdorimi, duke u shpallur të pavlefshme. Por sa vlerë kishte kjo…?

Mediat greke

Edhe mediat greke ia faturojnë shkarkimin nga posti të ambasadores Hobdari, pikërisht grabitjes së 100 pasaportave shqiptare një vit më parë, në Athinë. Sipas informacioneve të publikuara nga njëra prej gazetave më të njohura në Greqi, “ProtoThema”, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në grabitjen e pasaportave natën e 13 shkurtit në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria, u morën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet. Asokohe, Gjikuria u shkarkua, kurse Hobdarit iu dha masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja pse është shkarkuar Hobdari.

Zëvendësimi

Ministri në detyrë, Genti Cakaj, ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar, Ardiana Hobdari. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragës, si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.

Hajdaraga ka ndjekur studimet e mesme dhe të larta në SHBA, këto të fundit për psikologji. Ndërsa është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin shtetëror të New York Empire State College. Edhe specializimin e ka kryer për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo ka filluar punë si menaxhere marketingu në Uashington D.C, më pas si ndihmëspedagoge, menaxhere etj.

Me kthimin në Shqipëri, ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, më pas në disa kompani private dhe së fundmi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë bëhet e ditur se Luela Hajdaragaj është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ish-zëvendësministrit të Jashtëm, Luan Hajdarga.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV