Përmet/Kapen 25 mijë paund të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat”

25 mijë paund të padeklaruara janë kapur në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat” në Përmet.

Gjatë një kontrolli në automjetin me targa të Mbretërisë së Bashkuar YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka, u zbulua edhe sasia e monedhave.

Burime për mediat bëjnë me dije se pesoni i cili drejtonte makinë është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Ndreka thuhet se gjatë 3 viteve të fundit ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

Menjëherë janë sekuestruar monedhat dhe automjeti që i transportonte dhe ka nisur procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.

 

 

Bo.Ba/fjala.al