Policia e Kosovës ka goditur një grup që dyshohet se merrej me prodhimin dhe futjen në treg të parave të falsifikuara. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se fusnin në treg monedha 2 euro të falsifikuara.
KOSOVË– Policia e Kosovës ka goditur një grup që dyshohet se merrej me prodhimin dhe futjen në treg të parave të falsifikuara. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën (29 nëntor) se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se fusnin në treg monedha 2 euro të falsifikuara.
Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Monedhat 2 euroshe të falsifikuara dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit./O.S