Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë ditën e sotme në përurimin e memorialit të parë të holokaustit në Tiranë.
Kim është shprehu se Shqipëria është ndër të pakta vende që kanë një memorial të tillë dhe kjo vjen si pasojë e qëndrimit që vendi ynë ka mbajtur 80 vite më parë për të mbrojtur hebrejtë nga nazistët.
Ndër të tjera Ambasadoja është shprehur se shqiptarët kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt qindar hebrenj dhe kjo është një histori frymëzuese e besës shqiptare.
”Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë. Kjo është ajo që mendoj, kur mendoj për terminologjinë, për atë që mendon populli hebre për ata që janë të drejtë.
Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj, qeveria shqiptare refuzoi.
Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Është histori frymëzuese e besës shqiptare.
Jam shumë krenare që qeveria e SHBA nëpërmjet Komisionit të ruajtjes së trashëgimisë, ka mundësi të vlerësojë Shqipërinë nëpërmjet këtij memoriali.
Falenderoj qeverinë e Shqipërisë, kryeministrin, kryebashkiakun Veliaj që mundësuan realizimin e këtij projekti. Do doja të falenderoja shqiptarët për këtë shembull të shndritshëm.
Më lejoni gjithashtu, të vlerësoj John Ëithers, që bëri përpjekje të mëdha për ngritjen e këtij memoriali. Ai vëren se ‘’80 vjet më parë, errësira përfshiu botën, por drita shkëlqeu në Shqipëri. Miliona hebrenj, dhe popuj të tjerë u zhdukën. Kudo, përveç në Shqipëri, ku populli shqiptar qëndroi për jetën dhe mbroi miqtë e tyre. Ky memorial nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por dhe me të ardhmen’’- përfundoj citimin.
Ky memorial na kujton gjithmonë rëndësinë e veprave të tilla. U frymëzofshim nga shqiptarët dhe hebrenjtë për veprimet tona humaniste dhe të nderit.”- tha Kim. /Ra.My. Fjala.al/