Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Uniformat blu ka konstatuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq dhe në pranga, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, është vënë shtetasi S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe është shpallur në kërkim shtetasin G. O.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.
Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al