Hidhet shorti i Champions League/ Përballje ‘titanësh’ në çerekfinale

Champions League ka hedhur sot shortin e çerekfinaleve. 8 skuadrat e mbetura kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit evropian për klubet.

Ky short që u zhvillua në Nion të Zvicrës përcaktoi sfidat e “final eights” ose 8 finalistëve, që do të startojë më 12 gusht në Lisbonë.

Këto takime do të jenë me eliminim direkt deri në finalen e madhe të 23 gushtit. Është hera e parë që Champions League zhvillohet në gusht, për shkak të shtyerjes që u bënë nga pandemia e koronavirusit.

Ndërsa ajo që bie në sy është që nga ky short mund të kemi edhe finale të parakohshme siç janë Barcelona-Bayern Munich dhe Real Madrid/ Manchester City me Juventus.

Megjithatë për të kaluar në atë fazë, së pari duhet të mbyllen të gjitha takimet e raundit të 16-ë.

Çiftet e kësaj faze do të jenë:

Atalanta-Paris Saint-Germain

Napoli/Barcelona- Bayern Munich/Chelsea

Leipzig-Atletico Madrid

Real Madrid/ Manchester City- Lyon/Juventus.ka.ta/Fjala.al/