Maqedonia e Veriut/205 raste të reja me virus, 6 kanë humbur jetën

Sërish shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 205 raste të reja me koronavirus, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se numri në total i të prekurve ka shkuar në 7777.

Po ashtu, numri i viktimave nga COVID-19 deri më tani ka shkuar në 368.

 

Bo.Ba/fjala.al