Komisioneri për Zgjerimin në BE Olivér Várhelyi, reagon përmes statuseve në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore në Shqipëri.
“Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA më shpejt në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”, shkruan Varhelyi në reagimin e tij./Bl.Ba/Fjala.al