Rezultoi ndër të parët me Covid-19, lojtarët e Partizanit dhunojnë Deian Boldor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së djeshme skuadra e Partizanit ka qenë në tension për shkak të rezultimit pozitiv në testin e Covid-19 të një pjese të lojtarëve të saj.

Pas rasteve të para që ishin Besnik Ferati dhe rumuni Deian Boldor, të infektuar dolën Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga lojtarët e të kuqve, të cilët përgjegjës kanë bërë rumunin dhe motrën e tij Denisën, që po ashtu është prekur nga koronavirusi.

Mbrëmjen e djeshme, disa nga lojtarët e kësaj skuadre kanë shkuar në shtëpinë e Boldor.

Ata kanë pasur një sërë debatesh verbale me fyerje dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike, pasi kanë bërë mbrojtësin rumun përgjegjës të infektimeve.

Më pas ai është dërguar me polici në spital, por as Deian as e motra nuk e kanë denoncuar këtë rast.Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

“Nuk mendoj për emrin tim, mendoj për Shqipërinë”. Asllani: Që kur ka ardhur Sylvinho…

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga...

Lajme të tjera

Web TV