Sërish protesta në Beograd dhe Novi Sad, çfarë po ndodh në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Beograd dhe Novi Sad të Serbisë, në mbrëmjen e së premtes, sërish janë organizuar protesta.

Në Beograd pas orës 19:00 qytetarët filluan të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, pavarësisht faktit se në fuqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

E njëjta masë është në fuqi edhe në Novi Sad.

Protesta në Novi Sad filloi menjëherë pas orës 18. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.

Disa qindra qytetarë u mblodhën gjithashtu në qendër të Nishit, një qytet në jug të Serbisë.

Arsyeja e protestës së parë, të mbajtur të martën, më 7 korrik, ishte njoftimi për shtrëngimin e masave epidemiologjike, siç është vendosja e orës policore.

Por, qeveria serbe nuk e miratoi një masë të tillë.

Qytetarët tani thonë se kanë pakënaqësi për sjelljen e shtetit gjatë epidemisë së koronavirusit dhe politikën e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

Qytetarët po protestojnë edhe për shkak të reagimit të policisë ndaj protestave të mëparshme.

Protestat nuk kanë organizatorë. Thirrja për pjesëmarrje bëhet përmes rrjeteve sociale.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë dhe të mos mblidhen, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavisurit.

Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur./rel/

Lexo edhe :  Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Vietnam 1972/ Djegia me napalm, fotoja me vajzën që klithte tronditi botën

Imazhi u bë një nga simbolet më ikonike dhe të fuqishme, duke ndikuar në opinionin publik global dhe lëvizjet kundër luftës. Nga Leonard Veizi Ajo vraponte....

Lajme të tjera

Web TV