Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqytet.

Sipas burimeve zyrtare mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka përplasur këmbësoren shtetasen V.R., 60 vjeçe.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/En.Br./Fjala.al