Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur gjatë natës në autostradën Levan-Tepelenë.
Një makinë bujqësore dhe një automjet tip BMW janë përplasur me njër-tjetrën.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Fierit.
Nga përplasja, mjeti bujqësor ka përfunduar i përmbysur anës rrugës ndërsa makina është dëmtuar në njërën anë./Fjala.al/Ke.Ba