Laçi triumfon ndaj Luftëtarit, vështirësohet gara për Europa League

Laçi ia ka dalë të marrë 3 pikët në shtëpi ndaj skuadrës së Luftëtarit, duke u ngritur në vendin e tretë të Superligës.

Ndeshja e javës së 33-të për Kategorinë Superiore midis këtyre dy skuadrave është mbyllur me rezultatin 3-1.

Dy autogolat e lojtarëve të Luftëtarit, Kukajt dhe Lalës, ndihmuan skuadrën e Laçit që të kalonte në avantazh dhe më pas të merrte edhe fitoren e këtij takimi.

Për bardhezinjtë i vetmi që shënoi në portën e kundërshtarëve ishte Xhixha në minutën e 40 të lojës.

Ndërsa nga ana e Luftëtarit u shënua vetëm një gol, që e realizoi Mehmetllari me anë të një penalltie.

Rezultati i kësaj ndeshje e bën tashmë akoma më të vështirë luftën për Europa League, me Teutën që do bëjë të pamundurën për atë pozicion.ka.ta/Fjala.al/