Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në kujtim të 25-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës e ka cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme që nga Lufta e Dytë Botërore.
Përmes një statusi në Facebook, Bushati ka deklaruar se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës shkon në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare thotë se kjo është një ditë reflektimi që nderon kujtimin e mbi 8 mijë boshnjakëve që humbën jetën në Serbrenicë, por dhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive për shkak të identitetit të tyre./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/posts/3006169559496806