Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë publike raportin 2-vjeçar të qeverisjes digjitale.
Bazuar në këtë raport, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pikë me Kanadanë dhe lë pas vende si Italia, Zvicra dhe Greqia.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “truri” i e-Albanias, Linda Karçanaj, ka bërë një analizë të klasifikimit të Shqipërisë në këtë raport.
“Ngjitja në këtë klasifikim është arritur përmes 2 treguesve: e-shërbimet dhe e-pjesëmarrja.
Konkretisht për e-shërbimet: Kemi qenë në vendin e 62-të në vitin 2018, dhe jemi në vendin e 31-të në vitin 2020. Pra, 31 vende ngjitje në klasifikim në vetëm dy vite dhe jemi me pikë të barabarta me Kanadanë ndërsa lemë pas shtete si Italia, Zvicra, Greqia etj.
E-pjesemarrja: Kemi qenë në vendin e 61-të në vitin 2018 dhe jemi në vendin e 36-të në vitin 2020, pra plot 25 vende ngjitje në klasifikim.
Edhe këtu lemë pas Zvicrën, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Karçanaj teksa i njeh meritat Ramës për atë që ajo e cilëson si revolucion digjital.
“Revolucioni digjital i udhëhequr nga Kryeministri, u mundësoi qytetarëve marrjen e shërbimeve publike online, përmes një kliku të vetëm në e-Albania dhe rriti pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje përmes platformës së bashkëqeverisjes”,-shprehet Karçanaj.ka.ta/Fjala.al/