U diplomuan te Shkolla e Marinës, ambasada e SHBA: Tre shqiptarët ishin ndër të paktët që ia dolën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar tre shqiptarët që ia dolën të mbarojnë Shkollën e Marinës së Shteteve të Bashkuara për Asgjësimin e Lëndëve Shpërthyese (EOD) në Niceville, Florida.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se Nënkoloneli i dytë shqiptar Klejdis Plaku, rreshteri i stafit Daniel Lumonllari dhe rreshteri Luan Mishova ia dolën të diplomohen me nota të larta.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Falë zemërgjerësisë së programit Operacionet Paqeruajtëse Globale (GPOI), Nënkoloneli i dytë shqiptar Klejdis Plaku, rreshteri i stafit Daniel Lumonllari dhe rreshteri Luan Mishova u diplomuan në Shkollën e Marinës së Shteteve të Bashkuara për Asgjësimin e Lëndëve Shpërthyese (EOD) në Niceville, Florida. Të tre teknikët shqiptarë të asgjësimit të lëndëve shpërthyese u diplomuan me nota të larta, edhe pse kjo lëndë konsiderohet jashtëzakonisht e vështirë dhe ka pasur historikisht një shkallë jashtëzakonisht të lartë tërheqjeje. Pjesëmarrja e tyre, e financuar nga programi GPOI, e ka pozicionuar mirë kompaninë shqiptare për asgjësimin e lëndëve shpërthyese në operacionet e ardhshme që mbështesin Misionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPKO) në mbarë globin.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157537072885838