Vidhnin skafe, automjete dhe kafshë/Goditet banda shqiptare në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe është goditur nga policia e Greqisë.  Operacioni policor u krye në Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania.

Në pranga kanë rënë 8 shtetas shqiptarë, përkatësisht 4 meshkuj dhe 4 femra.

Ndërkohë olicia dyshon për 10 vjedhje dhe 2 tentativa për vjedhje skafesh, 21 vjedhje motorra skafeshm, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje nëpër automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.

Objektet e  vjedhura, grupi kriminal i transportonte drejt Shqipërisë duke i kaluar nga dogana me dokumente të falsifikuar. Veprimtarinë e tyre e pezulloi përkohësisht situata me COVID-19 pasi kreu i grupit nuk mundi të hynte për një periudhë nga Shqipëria në Greqi.

Gjatë kësaj periudhe një pjesë e grupit u mor me grabitje kafshësh ndërsa një pjesë tjetër shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Për këtë të fundit janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, viktima dhe 50 të zhdukur

Zyrtarët indianë thanë të martën se një breshëri reshjesh shkaktoi përmbytje të menjëhershme në shtetin verior të Uttarakhand, duke...

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta kapiteni legjendar që bëri histori me Murinjon

Futbolli botëror ka marrë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur portugez, Zhorge Kosta, aktualisht drejtor teknik i klubit...

Shkëndija sonte luan për historinë dhe për… 10 mln euro

Këtë të martë në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut luan kundër kampiones së Azerbajxhanit, Qarabagut, në sfidën e parë...

Wanda Nara: “Qenke bir k… që shpif për nënën e fëmijëve të tu”

Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza...

Rritje çmimesh në Kadastrë, ja sa do paguani për çdo shërbim

Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë...

Lajme të tjera

Web TV