Virologia kineze bën deklaratën e fortë: Kina fshehu shpërthimin e koronavirusit, u arratisa sepse e dija ç’më priste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një doktoreshë virologe në Kinë ka deklaruar se qeveria kineze ka fshehur shpërthimin e koronavirusit dhe madje për këtë fakt ajo është detyruar të arratiset nga Hong Kongu sepse sipas saj, ajo e di mirë se si i trajtojnë atje ata që thonë të vërtetën.

Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, thotë për Foxnews se Pekini e dinte për rrezikun e koronavirusit para se ta bënte atë zyrtare.

Ajo beson se hulumtimi i saj për koronavirusin ka mundur të shpëtojë jetë njerëzish, madje ka rrezikuar jetën e saj duke ikur për në SHBA për të treguar rrëfimin e saj, duke ditur se ekzistojnë shumë pak gjasa që ajo mund të rikthehet në Hong Kong.

Ajo ende beson se së bashku me kolegët e saj e kanë për obligim t’i tregojnë botës për hulumtimin e saj – por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë lidhur me këtë.

Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin që më pas u bë i njohur si COVID-19, dhe madje pretendon se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i është kërkuar nga mbikëqyrësit në Universitet – Dr. Leo Poon – të hulumtojë copëza të pazakonta të ngjashme me ato të SARS-it në Kinë.

“Kina ka refuzuar t’i lejojë ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për Fox News, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informata.

Një miku i saj shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë, i kishte dhene informacione të dorës së parë lidhur me atë që po ndodhte në Wuhan.

Lexo edhe :  Trump paralajmëron skenarë ekstremë: Nëse Putin pushton të gjithë Ukrainën…

Ai i kishte treguar për një virus që bartet nga një njeri tek tjetri, pak kohë para se Kina dhe OBSH të pranonin për ekzistencën e COVID-19. E kur i tregoi mbikëqyrësve se çfarë i kishte treguar një mik, ata e kishin urdhëruar që të vazhdojë me hulumtimin e saj.

Më 9 janar, OBSH-ja lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se “sipas autoriteteve kineze, virusi mund të shkaktojë disa sëmundje tek disa pacientë dhe nuk bartet shpejtë nga një njeri te tjetri.

Pas këtij momenti, personat që e informonin filluan të heshtin në veçanti ata në Wuhan, derisa disa të tjerë e këshillonin që të mos bisedojë për këtë.

Megjithatë, një nga burimet e saj i kishte thënë se numrat e rasteve të bartjes së virusit nga një njeri te tjetri po rriten me shpejtësi të madhe, por kur këto gjetje i raportoi të mbikëqyrësit asaj i thanë të heshtë dhe të jetë e kujdesshme.

“Ata më paralajmëruan që të mos e prek vijën e kuqe”, tha Yan për Fox News duke iu referuar qeverisë kineze, ku ndër tjera i thanë se “do të futet në telashe dhe se do të zhduket”./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV