Duka uron De Biazin për Azerbajxhanin: Ke një vend të veçantë në futbollin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka uruar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, i cili ka firmosur një kontratë të re në Azerbajxhan.

Italiani do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses azere. Presidenti Duka i ka uruar De Biazit suksese në këtë aventurë të re, teksa e ka siguruar se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e futbollit shqiptar.

“U gëzova shumë kur mësova lajmin se Xhani De Biazi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit, – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar në urimin e tij. – Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares shqiptare në veprimtaritë ndërkombëtare.”

“Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e “EURO 2016”, – ka vijuar Duka. – Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësueses shqiptare.”

“Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”, – përfundoi Presidenti Duka. Xhovani De Biazi i është kthyer detyrës së trajnerit pas gati 3 vitesh dhe ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

64-vjeçari De Biazi ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur t’i drejtonte kuqezinjtë drejt kualifikimit për herë të parë, në fazën finale një veprimtarie ndërkombëtare, siç ishte Euro 2016-ta në Francë. Italiani qëndroi 6 vite në krye të stolit të Shqipërisë, duke arritur bilancin më të mirë me skuadrën shqiptare./Bl.Ba/fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

Lajme të tjera

Web TV