Historia shumë shekullore e “Shën Sofisë”, nga kishë në xhami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anulimi i vendimit të Këshillit të Ministrave të 1934-ës që do të kthejë ‘Shën Sofinë’ nga muze në xhami, bëri jehonë të madhe në median botërore.

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë çështje nga media, por jo vetëm, pasi kanë reaguar edhe shumë historianë dhe intelektual për kthimin e kishës së Shën Sofisë nga muze në xhami.

Disa nga mediat më të njohura botërore e kanë pasqyruar lajmin e bujshëm me këto tituj:

Organi mediatik publik anglez, “BBC” e përcolli lajmin duke përdorur titullin: “Gjykata turke hapi rrugën që muzeu i Shën-Sofisë, i ndërtuar në shekullin e 6-të në Stamboll të kthehet në xhami”.

Kanali televiziv “Francë 24” shkroi se u hap rruga që Shën-Sofia, të cilën e cilësoi si “mrekullia e mrekullive” të kthehet në xhami.

Kurse “Al Jazeera News” me qendër në Katar e përcolli lajmin duke përdorur titullin “Hapet rruga për rikthimin e Shën-Sofisë në xhami”.

Kanali amerikan “NBC News” u shpreh se ikona me famë botërore e Stambollit, Shën-Sofia po kthehet në xhami.

Kurse gazeta “New York Times” në lidhje me vendimin për të kthyer në xhami Shën-Sofinë, të cilën e cilësoi si një perlë të arkitekturës, citoi deklaratat e mëparshme të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Kanali televiziv grek “Skai” u shpreh se pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, Gjykata e Larte Administrative e Turqisë hapi rrugën që Shën-Sofia të kthehet në xhami.

Kurse një organ tjetër mediatik grek “Naftemporiki” shkroi se pas vendimit Presidenti Erdogan mbajti një fjalim drejtuar kombit.

 

Por si është historia e Shën Sofisë? 

Një nga simbolet e Stambollit e cila u ndërtua në vitin 360 prej druri, u dogj dhe shkrumbua gjatë një revolte në vitin 404 por u rindërtua me gurë nga perandori Justiniani I në vitin 532.

Historia e përmbledhur e Shën Sofisë

E ndërtuar nga bizantinët si një kishë, Shën Sofia u kthye në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës. Më vonë, pas shpalljes së Republikës Turke, u kthye në një muze. Gjendja e saj ka qenë gjithmonë e debatueshme gjatë periudhës republikane, dhe ka patur iniciativa të ndryshme nga politikanët për t’ia ndryshuar pozitën.

Lexo edhe :  Bota shpërdoron 19% të ushqimit, ndërsa 783 milionë njerëz vuajnë nga uria

Shën Sofia, një nga simbolet e Stambollit, u ndërtua prej druri në vitin 360 nga perandori romak Konstantin, por ajo u dogj e shkrumbua pjesërisht gjatë një revolte në vitin 404. Perandori Teodos e restauroi më vonë ndërtesën, në 415-ën. Kur binaja u shkrumbua përsëri gjatë trazirave të Nika-së më 532, perandori Justiniani I e pati rindërtuar atë me gurë.

Shën Sofia u rihap përsëri për adhurim në 537-ën, pas pesë viteve ndërtim, duke e bërë ndërtesën e tanishme mishërimin e tretë të Shën Sofisë. “Shën Sofi” do të thotë “Urtësi e Shenjtë”, që është një prej karakteristikave të Jezu Krishtit.

Ka zëra se Justiniani I u tregoi njerëzve për një shenjt që i doli në ëndërr dhe i tregoi tablonë e Shën Sofisë mbi një pjatë të argjendtë. Kur arkitekti tregoi po ashtu se shihte të njëjtën ëndërr, ndërtimi i binasë nisi menjëherë pas kësaj shenje spirituale.

Por emri Shën Sofi nuk iu dha vetëm ndërtesës madhështore në Stamboll. Ka një sërë vendesh adhurimi me atë emër në shumë qytete të sunduara nga Perandoria Bizantine, por asnjëra prej tyre nuk është aq e lavdishme apo e famshme sa ajo në Stamboll.

Të gjitha ceremonitë dhe tubimet fetare gjatë kohës së Perandorisë Bizantine u mbajtën te Shën Sofia. Kubeja e saj është shembur disa herë përgjatë historisë, dhe më vonë u rindërtua me material më të lehtë.

Ajo u bë e dëgjuar ngaqë ishte kubeja më e madhe në botë. Ata të cilët e panë këtë vend të shndritshëm adhurimi, që kishte një ndriçim dhe akustikë të fuqishme, nuk mundën ta fshehin habinë e tyre. Delegatët rusë që e vizituan Shën Sofinë në shekullin e njëmbëdhjetë thanë se u ndjenë si të ishin në qiell.

 

Shën Sofia u rrënua pas pushtimit latin në shekullin e 13-të. Varret e komandantit të pushtimit latin dhe të venecianit Enrico Dandolo (dogjeut të 42-të të Venedikut), i cili vdiq në vitin 1205, janë brenda Shën Sofisë.

Që nga 1934 “Shën Sofia” ka shërbyer me vendim të Këshillit të Ministrave si muze për të gjithë vizitorët e saj./Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV