Marrëveshja Kosovë-Serbi, Borell: Thelbësore për stabilitetin në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrel tha se qëllimi i Bashkimit Evropian është të arrihet një marrëveshje e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vetë Bashkimin Evropian.

“Jemi këtu për të nisur dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse e dimë që “marrëveshja”  nuk është një proces i lehtë, por është një hap shumë i rëndësishëm,” ka thënë Borrel.

Përmes një video-konference rifillon sot, nën organizim të Bashkimit Evropian, dialogu në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) është njoftuar se Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, së pari do të kenë biseda me njërën palë, pastaj me tjetrën për të mbajtur në fund një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

BE vlerëson se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut pasi takime në nivelin e lartë nuk ka pasur që nga viti 2018.

Për t’i inkurajuar palët që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, të premten ishte zhvilluar një samit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një interviste...

Polonia përpara stuhisë: Tension në Varshavë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Delegacioni i Këshillit të Europës nis misionin parazgjedhor mes pasigurive politike dhe klimës së polarizuar në prag të zgjedhjeve presidenciale...

Trump fillon ‘prerjet e kokave’, shkarkohet nga detyra shefja e bazës amerikane

Shefja e bazës amerikane në Grenlandë është shkarkuar pas vizitës së zv.presidentit JD Vance. Shefja e bazës ushtarake amerikane që u vizitua nga zëvendëspresidenti JD...

Familjarët e Eglit bëjnë reagimin e papritur/Ja cfarë kërkojnë ato nga produksioni i BBVA

Këngëtarja e njohur, Egli Tako, ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse ende po...

Rama: Do marrim mandat edhe më të fortë. Objektivi, 80 mandate

Në çelje të fushatës elektorale, kryesocialisti Edi Rama ka treguar objektivin e Partisë Socialiste për të marrë një mandat të katërt qeverisës me më...

Lajme të tjera

Web TV