Ngec procesi i vetting-ut në radhët e policisë, zbulohet shkaku i vonesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka ecur me ritme të ngadalta, duke filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht.

Aktualisht janë shortlistuar për vlerësim vetëm 23% e subjekteve të fazës së parë, ndërkohë që gjatë periudhës nëntor 2019–mars 2020 janë vlerësuar vetëm 16% e subjekteve.

Vonesat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së dhe sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit.

Në intervistat e thelluara me përfaqësues të autoriteteve e grupeve të interesit është theksuar se shkak i vonesave është edhe pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore të KJV-së dhe vonesa në marrjen e informacionit të duhur për vlerësimin e subjekteve brenda afatit 15 ditor nga dërgesa e kërkesës për informacion, siç përcaktohet në ligj.

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit: Elvira Dabërdaku, inspektor, Adriana Meko, inspektor, Zamira Gjini, inspektor, Alban Laska, inspektor, Besnik Hodo, inspektor.

Anëtarë zëvendësues janë: Dhimitrulla Spiro, inspektor, Vjollca Koçollari, inspektor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e vrasjes së shqiptarit Arjan Xhambazi 17 vjet më parë në...

Lajme të tjera

Web TV