Pandemia/Apeli i ministres Manastirliu: Tre veprimet e thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bën apel qytetarëve që të zbatojnë tre rregulla të thjeshta për të fituar luftën kundër koronavirusit.

Reagimi vjen ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 83 persona të infektuar me koronavirus dhe 4 humbje jete.

“Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’ju bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për ta mundur ?COVID19?

↔️Respekto distancën

? Vendose maskën

?Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

#RespektoniRregullat”, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al