Hapja e listave, demokratizim apo taktikë e radhës elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Saimir Alija

Vendimi i Partisë Socialiste për të pranuar kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave ka trazuar sërish politikën shqiptare.

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama opozita parlamentare përmes deputetit, Myslum Murrizi përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar si fitoren e parë të opozitës parlamentare.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi nga kampi opozitar pas këtij vendimi. Ishte vetë Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha, i cili i tregoi vijën e kuqe kryesocialistit Rama, ndërsa theksoi se me këtë vendim PS dhe Edi Rama prishën marrëveshjen e 5 qershorit dhe se opozita e bashkuar do të bëje gjithçka për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Por cila është arsyeja e vërtetë pse Lulzim Basha nuk pranon hapjen e lista dhe të votohet në popull?

Po te futemi pak në histori Partia Demokratike fitoret historike i ka arritur me modelin mazhoritar të deputetëve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e servirura nga kryetari.

Natyrshëm lind pyetja pse PD ka frikë ta ndryshojë sistemin?

Është e qartë për të gjithë sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 viteve më parë, ku aderonin intelektualët shqiptarë. Ndryshimi i sistemit nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që janë larguar nga PD me një të rënë të lapsit.

Është tmerruar me të vërtetë Basha sepse, duke pasur parasysh faktin që ka larguar nga partia emrat e vjetër që mblidhnin vota dhe ika zëvendësuar me njerëz të cilët nuk kanë asnjë peshë elektorale.

Basha i ka bërë mirë kalkulimet ndaj tregon dhe vijën e kuqe. Basha e provoi në 2017 që edhe pse me lista të mbyllura PD mori rezultatin më të ulët në të gjithë historinë e saj. Gabimin fatal të pastrimit të figurave kryesore të PD dhe Basha e vuajti qenë zgjedhjet e 2017, por më fatal vendimi i Lulzim Bashës do të bëhet me hapjen e listave dhe ballafaqimin në popull.

Edi Rama opozitës me pranimin e hapjes së listave i ka prishur të gjitha skemat, sepse tashmë ata do të jenë të detyruar të rikonfigurojnë edhe njëherë nga e para të gjitha listat e kandidatëve për deputetë.

Pse është më i mirë dhe transparent votimi me lista të hapura?! Me lista të hapura zgjedhësi shqiptar ftohet që të votojë për subjektin dhe pasi ka zgjedhur subjektin, zgjedhësi i referohet listës që ka propozuar subjekti, pra emrave dhe në këtë listë emërore ai vendos preferencat e tija për ata që do të jenë deputetë sipas tij. Kështu që, nëse në një zonë zgjedhore të caktuar një subjekt zgjedhor ka një listë prej 20 vetash dhe nga kjo listë zgjedhësi ftohet të shpreh preferencat e tija për të cilat ai mendon se duhet ta marrin mandatin që ai i ka dhënë partisë përkatëse. Pra, e realizuar e tillë natyrisht administrimi i votave, numërimi i votave ka shumë probleme, por në produktin final që sjell, një gjë e tillë ia vlen.

Përderisa ky Parlament konsiderohet i ligjshëm për të votuar marrëveshjen e 5 majit, përse do të ndalonte së qeni i tillë nëse të njëjtët deputetë do të votojnë edhe modifikimet që nuk prekin atë marrëveshje. Deputetët e opozitës parlamentare duhet pranuar që kanë një kontribut real në Parlament. Ato ndryshe nga opozita jashtëparlamentare që braktisën Kuvendin dhe rrezikuan procesin e integrimit, ato morën përgjegjësitë e tyre dhe kotribuan në funksionimin normal të Kuvendit, duke votuar ligje të rëndësishme, të cilat mundësuan edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndaj vendimi i Ramës për të plotësuar kërkesat e opozitës parlamentare është korrekt, sepse ‘de facto’ dhe ‘de jure’ janë deputetë të ligjshëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe me ta mazhoranca bashkëpunon çdo ditë. Ndaj opozita jashtëparlamentare nuk mund të kërcënojë Kuvendin, sepse me vendimin për të djegur mandatet dhe për të dalë në rrugë ato janë zhveshur nga çdo lloj ndikimi në raport më Kuvendin e Shqipërisë.

Pra për ta kuptuar të gjithë qytetarët këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, pasi hapja e listave nuk prek marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve më 5 qershor.

Lexo edhe :  "Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës"

Hapja e listave për mendimin tim është një nga vendimet me kurajoze të mazhorancës, pasi ky është një nga vendimet e duhura dhe të vonuara për Shqipërinë. Është e kuptueshme që me vendimin për hapjen e listave krerët e partive politike që deri sot kanë futur në lista personat që kanë dashur, qoftë këtu dhe nga ata me rekorde kriminale, ku dhe rezultatet janë këto që janë, ku të gjithë biem dakord që Parlamenti ka sot nivelin më të dobët të përfaqësimit dhe kjo është e lidhur drejtpërdrejt me efektin e listave të mbyllura.

Vërtetë krerët e partive mund të humbasin shumë nga vendimi për hapjen e listave, por duhet thënë se populli shqiptarë me këtë vendim është më i fituar, sepse më në fund do të ketë mundësi të votojë emrin e individit që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvend.

Për këtë në disa sondazhe të realizuara së fundmi në vendin tonë, janë 75 % e shqiptarëve që mbështesin hapjen e listave, duke i demokratizuar sa më shumë partitë politike.

Në fushatën e vitit 2017, hapja e listave ka qenë një ndër premtimet kryesor të Lulzim Bashës dhe me këtë rast, përveçse është një kërkesë e opozitës parlamentare Rama me këtë vendim ka përmbushur edhe një nga zotimet e kryedemokratit Basha.

Hapja e listave është mënyra më e ndershme dhe ku çdo parti ka mundësinë të tregojë forcat e veta dhe ti tregojë shqiptarëve se sa vlejnë. Rotacioni politik është një mundësi që iu ofrohet zgjedhësve çdo 4 vite për të zgjedhur ndryshimin e qeverisë kur e shohin të nevojshme, por ky nuk është një detyrim konstitucional që duhet të garantohet nga qeveria në fuqi.

Lulzim Basha nuk ka pse pret nga Edi Rama të bëjë lëshime për të favorizuar ardhjen e tij në pushtet. Edi Rama është Kryeministër dhe është e kuptueshme që do të luftojë për fitoren e mandatit të tretë.

Nëse Lulzim Basha mendon se ai është shumicë në këtë vend, le të pranojë të garojë me lista të hapura dhe ti fitojë zgjedhjet me meritë, jo me truke elektorale apo me koalicione. Ka ardhur momenti që populli të zgjedhë vetë përfaqësuesit e vet në Parlament.

Depolitizimi i administratës zgjedhore nuk është as propozim dhe as nevojë e socialistëve. Ata njësoj si PD, kanë kontrollin politik mbi zgjedhjet.

Është e kuptueshme që opozitës jashtë parlamentare i intereson ardhja në pushtet dhe për këtë nuk pranoi të realizonte edhe kushtin e vendosur nga ODIHR për depolitizimin e administratës zgjedhore, i cili në thelb kishte modernizim e sistemit dhe ndihmonte mbi të gjitha partitë e reja për të zgjidhur një nga problemet më të mëdha që është numërimi  i votave, pasi dihet që atyre nuk ka kush t’ua numërojë votat.

Vendimi i Lulzim Bashës për ta hedhur poshtë këtë kërkesë të ODIHR, buron nga fakti se ai kërkon të jetë pronar i votave të koalicionit, sepse e di fare mirë që nuk arrin dot të fitojë vota si parti.

Duke qenë se koalicioni nuk ka komisionerë dhe votat e tyre i numëron Partia Demokratike, Lulzim Basha e ka mos depolitizimin një masë shtesë sigurie për të fshehur rënien e pashmangshme të partisë që ai drejton në zgjedhje. Për ta kuptuar më thjeshtë, Basha e ka mekanizëm vjedhje votash ndaj aleatëve të tij.

Ndaj zgjedhjet e 2021 do të jenë një test i rëndësishëm, madje mundësia e vetme për të mundësuar hapjen e listave në një periudhë kohore kaq të shkurtër e iniciuar nga kërkesat e njëpasnjëshme të opozites parlamentare që e kthyen në një kauz të qëndrimit të tyre në Parlament.

Listat e hapura do të kenë një impakt të paevitueshëm edhe për demokracinë e brendshme të partive politike dhe një mundësi më shumë për qytetarët shqiptar për të pasur zë në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Gjithsesi duhet të presim rezultatet e zgjedhjeve të 2021 për të nxjerrë disa përfundime të bazuara, nëse listat e hapura do të jenë realitet, apo kanë rezultuar një taktikë e radhës elektorale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV