Tragjike, mbytet 28-vjeçari në liqen

Një 28-vjeçar nga Shkupi është mbytur ditën e sotme në ujërat e liqenit të Mlladostit në Velë.

Sipas ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i riu me inicialet M.S kishte hyrë në ujë dhe pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.

Ndërkohë bëhet me dije se ekspertiza është bërë nga ana e policisë së Velës./Re.Gu/Fjala.al