Auron Tare: Arsyet përse publikova studimin për Camajn dhe Koliqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i studimit të Auron Tares për aktivitetin dhe lidhjet me shërbimin sekret shqiptar, të UDB-së dhe të tjera ka ngjallur shumë debat. Por a ka një arsye përse Auron Tare publikoi këtë dosje? Vetë Tare nuk e lidh me këtë me asnjë arsye. Sipas tij ai është duke bërë një libër për aktivitetin e mërgatës shqiptare dhe në materiale ka dalë emri i Camajt dhe Koliqit. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Auron Tare u shpreh se ky debat është hapur 5-6 muaj para nga disa studiues dhe Tare e ka publikuar atë në vazhdën e këtyre publikimve.

-Auron pse ju fute studimit të Camajt dhe Koliqit? Pse nuk more shkrimtarë të tjerë, Dritëro Agollin, Bardhyl London, etj?

-E para, ky shkrim nuk është studim dhe ata që e quajnë studim mendoj unë i japin një vlerë të shtuar. Është një sprovë, një hulumtim, dhe është pjesë e një kapitulli që unë po shkruaj për një libër që kam kohë që mundohem ta mbaroj, i cili merret me rolin e shërbimeve sekrete në Shqipëri gjatë periudhës së Zogut, gjatë luftës dhe pas luftës. Mua më pëkqen shumë Kiço Spiri dhe është shumë brilant por ai nuk më del në këto dosjet e shërbimeve sekrete. Për mua ai ka qenë një nga poetët desident, një mrekulli kur e lexon por nuk më del. Do kisha shumë dëshirë të merresha me Kiço Spiron. Të gjithë ata që e kanë ndjekur këtë debat kanë harruar që ky debat ishte hapur këtu e para 5-6 muajsh  nga disa studiuesë si Agron Alibali në Boston, Bardhyl Demiraj në Gjermani, Visar Zhiti dhe Arjan Vehbiu të cilët kishin shkruar pikërisht për këtë temë, pra për daljen e Camajt në disa dokumenta. Por duke qenë se shqiptarët nuk e lexojnë këtë gazetë elektronike, nuk e kanë ndjekur këtë debat, tek “Peizazhe të fjalës”.  Duke qenë se unë po shkruaja për temën, duke parë që ishin 5 ose 6 artikuj të ndryshëm pikërisht për këtë temë, kontribuova dhe unë me një hyrje të gjatë të cilën zoti Vehbiu e quajti paksa të gjatë për temën dhe e shkurtuam. Po të ishte hyrja, do ta kuptonit që kjo ishte një lloj replike me Alibalin, me Bardhyl Demirajn apo Arjan Vehbiun pikërisht për temën./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

https://youtu.be/Z_fPiDmoaT0
Ndiqni live Emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102

 

Të fundit

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Lajme të tjera

Web TV