Auron Tare: Manipulimi i anglezëve për çështjen e Kanalit të Korfuzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auron Tare tregon gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU edhe për një studim të mëparshëm lidhur me incidentin e kanalit të Korfuzit. Ngjarja që ndodhi në 22 tetor 1946 kur në ujërat territoriale shqiptare pranë Kanalit të Korfuzit dy anije ushtarake britanike shpërthyen nga kontakti me disa mina të vendosura në ujë nga e cila vdiqën 44 ushtarë  dhe 42 u plagosën, Gjykata e Hagës dënoi Shqipërinë si autore duke vendosur edhe detyrimin për një dëmshpërblim. Por në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU studiuesi Auron Tare deklaron se pavarësisht faktit se Shqipëria  kishte dijeni që jugosllavët i kishin vendosur minat, anijet ushtarake britanike kishin manifestuar forcë duke u futur në ujërat shqiptare.

Në arkivin amerikan që kemi apo më shumë ai britanik, kemi çështjen e Kanalit të Korfuzit. Po të shikosh dosjen e Kanalit të Korfuzit, pjesa më e madhe e dokumentacionit që kanë britanikët, raportimet që kanë nuk përshkojnë me të vërtetën. Kur unë botova disa vite më përpara këtë çështje, pasi zbuluam anijen vetëm 800 metra brenda territorit shqiptar dhe ballafaquam të dhënat e hartave të lundrimit, dosjen operacionale të dosjes britanike etj, etj u vërtetua që raportimi anglez nuk ishte i saktë ose ishte i njëanshëm. Por kishte dhe disa dokumente të tjera të cilat ishin shumë korrekte në dhënien e informacionit që vërtetonte katërcipërisht që ajo që gjetëm ne dhe dokumenti operacional i flotës britanike tregonte që ndaj Shqipërisë ishte ndërmarrë një provokim ushtarak dhe nuk ishte një kalim paqësor ashtu siç e trajtuan britanikët në Gjykatën e Hagës./Fjala.al/Ke.Ba

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102

 

Të fundit

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Lajme të tjera

Web TV