Edi Rama kërkon të jetë president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Edi Rama është i gatshëm të shesë gjithçka dhe gjithkënd për të qenë në pushtet. Nuk i intereson çka ka theksuar dhe thotë Bundestagu gjerman në lidhje me tatëpjetën e qeverisjes së Rilindjes. Nuk do t’ia dijë fare se më 5 qershor nënshkroi, ndonëse me shumë ndërhyrje dhe punë intensive të SHBA-së dhe BE-së, marrëveshjen për Kodin Zgjedhor. Shpërfill me arrogancë ofenduese çdo deklaratë të ndërkombëtarëve në vend dhe përtej kufirit, kundër lëvizjes tinzare për lista të hapura.

Përpos 15 kushteve të vendosura nga Brukseli “shkelmon” çdo mundësi reale të integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Gënjen sy më sy dhe ditën për diell, duke përdhunuar çdo moral njerëzor dhe ca më pak politik (kujto që vetëm tri javë më parë Damian Gjiknuri deklaronte hapur që Partia Socialiste ishte totalisht kundër listave të hapura). Dhe gjithë kjo, vetëm e vetëm që Rama, pavarësisht mënxyrës qeverisëse ku janë tashmë shqiptarët, të jetë sërish në 2021 në poltronin e kryeministrit, ose më e pakta, në 2022-shin, në atë të presidentit të vendit.

Në fakt, pazari i fundit “ti kryeministër, unë president”, është rrjedhë logjike e rrugëtimit politik të Edi Ramës, i cili, pasi provoi tri mandate si kryebashkiak dhe dy si kryeministër, duke qëndruar vetëm 24 muaj në 22 vjet në opozitë, nuk dëshiron asgjë më shumë sesa pozicionin e kreut të vendit, përpara pensionimit jo thjesht politik, por edhe njerëzor. Ndaj lëvizjet e fundit nuk janë veçse kapërdimjet e radhës për të siguruar mbijetesën e tij, më së shumti personale sesa të Partisë Socialiste, të cilën ai drejton.

Kryeministrit nuk i interesojnë listat e hapuara. Asesi. Nëse ka një politikan në vend që ka qenë kundër kësaj ideje, ai është Edi Rama. Pikë së pari, sepse ka qenë pikërisht ky i fundit që kumbënguli në 2008-n për ndryshimin e Kodit Zgjodhor, kjo gjoja me pretekstin populist drejt barazisë gjinore. “Një grua e zonja e ka të pamundur të konkurrojë denjësisht në këtë ambient maskilist me sistem mazhoritar” – deklaronte në atë kohë Rama. Dhe kësisoj, duke shfrytëzuar natyrisht naivitetin e ndërkombëtarëve dhe “dashamirësinë” e Berishës, i detyroi shqiptarët që të bëheshin “skllevër” të kryetarëve të partive.

Së dyti, se ky lloj kodi vendos “unin” në parti, duke thyer furishëm çdo zë kundër. Dhe, natyrisht, në një forcë politike si PS-ja, e cila ka prodhuar vijueshmërisht gjatë këtyre 30 viteve personazhe karizmatike si: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Pandeli Majko, Ben Blushi, Arben Malaj etj, të gatshëm jo vetëm për t’i bërë stërkëmbëshin kryetarit, por edhe për ta drejtuar lehtësisht partinë, ky lloj kodi ishte mënyra e vetme dhe më e mirë për t’i nënshtruar.

Lexo edhe :  Fjalëkryqi politik i arrestimit të Erion Veliajt

Dhe në fakt funksionoi: Nano dhe Mejdani janë pensionuar me pahir; Dokle, Pëllumbi, Arta Dade, janë larguar me një të rrahur të shpatullave; Malaj, Blushi u zbuan si në kohën e gjyqeve të diktaturës, ndërsa “të mbeturit” kanë ulur kokën duke pranuar poste të larta ministrore, por “pa harruar” natyrisht që hera-herës të lëshojnë “britma dashurie” drejt udhëheqësit.

Së treti, një lider populist, hera-herës arrogant me tepri si Rama, zor se do të mund të duronte që t’i “dilte nga rreshti” ndonjë parlamentar i forcës së tij politike, çka me një kod me lista të hapura, mund të bëhej rutinë. Kujtoni parlamentin 2013-2017, ku mjaftoi vetëm një si Ben Blushi, që t’i prishte rehatinë Ramës në Parlament, paçka se edhe ndaj tij “linçimi politik” nuk mungoi derisa e nxori jo vetëm jashtë PS-së, por edhe jashtë Parlamentit (Blushi nuk arriti të zgjidhej deputet në 2017-ën).

Por ka vetëm një arsye pse Rama doli kundër ndërkombëtarëve dhe paktit të 5 qershorit, të nënshkruar me opozitën reale: ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Kryeministrit nuk i intereson të rreshtohet përkrah Murrizit, Stojkut, Ralf Gjonit apo Rudina Hajdarit. Nuk i interesojnë as çfarë thotë në këto momente SHBA-ja, BE-ja dhe ca më pak opozita reale.

Nuk ka synim aspak listat e hapura, kjo gjoja me pretekstin se kështu e kërkon sovrani. Mjaft që fronti opozitar PD+LSI dhe të tjerët të mos bëhen mjaftueshëm bashkë sa për të krijuar frymën për ta lënë Ramën në opozitë. Pra, me lista të hapura apo të mbyllura, me këtë kod apo me ndryshime të tjera, pak rëndësi ka për Ramën.

E vetmja gjë që vlen për të është ndalimi i koalicioneve parazgjodhore, kjo pasi do t’i jepte mundësi PS-së që të dilte forcë e parë në zgjedhje (dhe jo domosdoshmërisht me 71 deputetë) dhe më pas të mund të bënte qetë-qetë pazar me “të vegjlit”, duke filluar që nga LSI dhe deri te komunistët. Dhe ky lloj pazari u pëlqen “të vegjëlve”, pasi përtej çdo lloj morali, që në fakt e kanë treguar se nuk e kanë (LSI-ja ka bërë pa pikë problemi koalicion edhe me PD-në edhe me PS-në pavarësisht sharjeve, ofendimeve dhe gjithfarë deklaratash, pa kursyer as fëmijët), ata duan veçse të jenë në pushtet. Dhe Rama e di fort mirë këtë gjë….

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV