Gjyqi me Ramën/Vokshi akuza: Gjykata nën kontrollin e kryeministrit, ja 3 provat që u refuzuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vokshi nënvizoi faktin se me të është në një proces gjyqësor, për të cilën nuk po lejon sipas saj që të administrohen prova.

Gjykata, sipas Vokshit refuzon të marrë prova sesi Rama ka abuzuar me kontratën korruptive të Check up-i me vlerë 120 milionë euro. Sipas demokrates, në seancën e sotme, gjyqtari rrëzoi çdo kërkesë të ligjshme për marrjen e këtyre provave, duke cënuar rëndë parimin e barazisë së armëve në procesin gjyqësor.

Nën presionin e vettingut politik, kryeministri në ikje ka vendosur nën kontroll gjykatat, te cilat janë kthyer në noterë të interesit personal të Edi Ramës. Në vend që të mbrojë interesin publik dhe të vërë Ramën para përgjegjësisë per vjedhjen skandaloze me koncesionet, gjykata refuzon të marrë prova sesi Edi Rama ka abuzuar me kontratën korruptive të Check up-it.

Për denoncimin e aferës 120 milionë euro, jam në gjyq me Edi Ramën, por ai po ndalon gjykatën që të administrojë prova. Janë prova fare të thjeshta për t’u administruar, janë dokumente shtetërorë që qeveria refuzon t’i bëjë publike, pasi zbulojnë gjithë skemën korruptive që vjedh shqiptarët me koncesionin e Check Up-it.

Në seancën e sotme, gjyqtari rrëzoi çdo kërkesë të ligjshme për marrjen e këtyre provave, duke cënuar rëndë parimin e barazisë së armëve në procesin gjyqësor.
Check up-i është kontrata më e madhe e vjedhjes në shëndetësi, por gjykata ndalon të merren prova për të treguar se kryeministri është në shërbim të financueses së fushatës së Partisë Socialiste, Vilma Nushi.

Kërkesat e mia, të refuzuara nga gjykata, me urdhër të Edi Ramës, janë krejt elementare.
1. Edi Rama të kryejë testin e drogës – e ka refuzuar katër herë;
2. Institucionet të na vendosin në dispozicion Kontratën e Check Up, si dhe dokumentacionin e plotë të procedurës së tenderimit;
3. Te na vendoset ne dispozicion lista e personave që kanë bërë Check Up për të vërtetuar që ka edhe persona të vdekur, si dhe emra fiktive në listat e manipuluara.

Lexo edhe :  Parlamenti Europian përshëndet ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027

Aq frikë ka nga e vërteta Edi Rama, sa kërkon që edhe mbrojtjen time ta bëjë ai. Sot, Edi Rama mund të arrijë të kontrollojë gjykatësit ë frikësuar, por nuk do t’ia dalë asnjëherë të më ndalojë mua dhe PD të denoncojmë aktet e tij korruptive, që fusin duart në xhepin e qytetarëve dhe na degradojnë më tej sistemin shëndetësor.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët/ Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit

Greqia njihet në rajon për festimin e Pashkëve, kjo për shkak të ndjekjes të së njëjtës traditë, mbledhja e...

Produkt i paligjshëm?!/ Si do të bëhet eksporti i kanabisit mjekësor

Ka hyrë në fuqi udhëzimi për eksportin e produkteve dhe nënprodukteve të bimës së kanabisit për qëllime industriale. Udhëzimi ka hyrë në fuqi pak ditë...

200 kryeministra dhe 1 karrige

Nga Lutfi Dervishi Bisedat e panumërta në studio janë bërë si vallet e dasmave qëmoti: vjen kushdo, kërcen vallen që do dhe ikën, pa e...

Lista e zgjedhësve, Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i...

Pse Ilir Meta nxori në skenë djalin? E zbulon Erisa Xhixho

Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së, tha se fushatën e Partisë së Lirisë, pavarësisht se është i izoluar, e drejton Ilir Meta. Ajo tha...

Lajme të tjera

Web TV