Kush janë 12 prokurorët e SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” ka renditur prokurorët që do të jenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, SPAK, për të cilët ka një pritshmëri të lartë nga shoqëria mbi hetimin e korrupsionit në nivele të larta, ose siç cilësohen “peshqit e mëdhenj”? Cilat kanë qenë disa nga çështjet më të nxehta që ata kanë pasur nëpër duar? Sa do të paguhet një prokuror i SPAK-ut?

Gazeta është munduar t’u japë një përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve, duke përshkruar karrierën e 12 prokurorëve dhe dosjet e bujshme që ata kanë pasur në dorë dhe kanë hetuar më parë. Për sa i përket pagës së tyre, ata do të marrin trefishin e pagës që ata kanë pasur.

Ky vendim është marrë për të minimizuar mundësinë që ata të korruptohen. Sipas përcaktimeve ligjore, paga e prokurorëve të SPAK-ut shkon nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke përfshirë këtu edhe pagesat për vështirësi në punë, dietat dhe të tjera shtesa. Me këtë pagë prokurorët e SPAK-ut bëhen njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi presidentin dhe kryeministrin. Kjo vlen edhe për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun.

1 Arben Kraja

Më 19 dhjetor të vititi 2019 KLP zgjodhi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në krye të këtij institucionit që do të hetojë zyrtarët e lartë dhe personazhe të botës së krimit, u zgjodh Arben Kraja, i moshës 48 vjeç nga Shkodra. Ai njihet për qetësinë dhe temperamentin e qetë që ka. Përpara se të zgjidhej prokuror dhe drejtues i SPAK-ut, Kraja ka qenë prokuror në Prokurorinë e Pëgjithshme. Ai mori vëmendjen e medias disa vite më parë, kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm, por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ish-ministrit të Transporteve.

2 Altin Dumani

Altin Dumani është zëvëndësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme. 46-vjeçari ishte një nga tre kandidatët që garoi për marrjen e drejtimin të SPAK-ut. Altin Dumani është drejtues i seksionit të krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Ai do të mbahet mend si një nga prokuroriët që drejtoi i pari njësinë Task Force, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

3 Edvin Kondili

Edvin Kondili aktualisht është drejtues i seksionit Kundër Korrupsionit në institcionin më të ri të drejtësisë. Kondili ka qenë prokuror prej disa vitesh edhe në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, ku ka hetuar dosje mjaft të bujshme. Një nga dosjet e rëndësishme që ka në dorë Kondili për momentin është ajo e kapjes së 613 kg kokainë në Maminas rreth dy vite më parë.

4 Klodian Braho

Klodian Braho e nisi karrierën si prokuror në Vlorë, ku spikati me hetimin ndaj ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Në atë kohë, për shkaqe sigurie ai u zhvendos në kryeqytet dhe udhëtonte drejt qytetit bregdetar një herë në dy javë për të përfaqësuar akuzën, ndaj Gjikës dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit vednor. Braho ka qenë prokuror edhe i Krimeve të Rënda.

Lexo edhe :  Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

5 Behar Dibra

Prokurori Behar Dibra, i cili është edhe në komisionin për përzgjedhjen e kreut të BKH-së, e ka filluar karrierën në vitin 1997, në Shkodër. Që nga viti 2004 ai shërben si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda. Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi. Aktualisht një nga dosjet që ka në dorë Dibra është ajo e vrasjes së avokatit Ravik Gura në Elbasan, dy vite më parë.

6 Ened Nakuçi

Një tjetër emër i njohur që është pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion është prokurori Ened Nakuçi. Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2003 ai është emëruar Prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë prej 16 vitesh.

7 Enkeleda Millonai

Enkeleda Millonai ka mbajtur përherë një profil të ulët dhe larg medias, aq sa ishte e vështirë të bëje identifikimin e saj. Është magjistrate dhe njihet si një nga prokuroret që ka shfaqur vullnet për të luftuar krimin dhe bandat. Drejton përkohësisht akuzën e qytetit të Elbasanit.

8 Elida Celami (Kaçkini)

Prokurorja Elida Celami (Kaçkini) filloi karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Lushnjës dhe më pas në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja rezulton se është trajnuar nga ambasada amerikane dhe DASH.

9 Vladimir Mara

Dy muaj më parë SPAK-ut iu shtuan edhe tre prokurorë të tjerë, duke e çuar në 11 numrin e tyre. KLP-ja emëroi në këtë institucion Vladimir Marën. Ai ka qenë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme, ku ka hetuar ish-minstrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe dosjen 339, ku u goditën katër grupe kriminale, mes tyre edhe grupi i “Avdylajve”. Kjo dosje bëri shumë zhurmë në media, pasi në përgjime doli ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, me një nga pjesëtarët e grupit.

10 Dritan Prençi

Edhe Dritan Prençi, i zgjedhur dy muaj më parë si pjesë e SPAK-ut, më parë ka ushtruar funksionin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai ka qënë prokuror i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të Orest Sotës dhe të financierit të Habiljave, Nezar Seiti.

11 Sotir Kllapi

Sotir Kllapi nuk është një emër mediatiak, pasi ai nuk ka pasur asnjëherë në dorë dosje të bujshme. Ai ka qenë drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Pogradecit. Ai kaloi procesin e vetingut në maj 2019. Ai garoi për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme menjëherë pasi kaloi vetingun. Ai u vlerësua me 174 pikë nga KLP-ja në procesin e vlerësimit, duke lënë pas kolegët e tij, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

12 Manjola Kajana

Katër ditë më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokuroren Manjola Kajana, pavarësisht se Komisioneri Publik kishte evidentuar probleme me pasurinë e saj fillimisht. Por në mënyrë të papritur gjatë procesit KPA-ja ishte tërhequr nga ankimimi, duke ia hapur Kajanës rrugën për t’u emëruar në SPAK.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE!

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në...

Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

USS Vincennes rrëzon avionin Iran Air 655, ndër 290 të vdekur 66 ishin fëmijë

Tragjedia e 3 Korrikut 1988 Nga Leonard Veizi Një gabim tragjik i identifikimit, i kombinuar me tensionin ekstrem dhe mungesën e koordinimit në një zonë konflikti,...

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV