Manastirliu viziton “Shefqet Ndroqin”: Do kthehet në spital për pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë dhe ka komunikuar se kanë nisur përgatitjet për ta kthyer atë në spital COVID2. Ministrja, me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se do të forcohen kapacitetet spitalore dhe në terapinë intensive.

Ajo më tej shton se stafet mjekësore janë në gatishmëri dhe u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maskat dhe të ruajnë higjienën personale dhe kolektive. Ka.Li/fjala.al

“?#COVID19 Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

✅ Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave: 1️ Mbani distancën 2️ Vendoseni maskën 3️ Ruani higjienën personale dhe kolektive #BASHKË kundër #COVID19”, shkruan ministrja.

Të fundit

Rally Albania ndalet në zonën e Korçës, pilotë nga 23 vende testojnë terrenin sfidues

Ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, ku pas ndalesës në Shkodër, gara është zhvendosur në Korçë për...

Shqipëri-Serbi, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi, dalin kundër Federatës

Grupi Tifozat Kuq e Zi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku u ndalua shfaqja e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”. Çfarë tha Orban sot?

Kryeministri hungarez Viktor Orbán beson se lufta në Ukrainë nuk do të përshkallëzohet në një konflikt global sepse Rusia është shumë e dobët dhe...

U rrëzua dhe mori dëmtime në kokë, Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistes

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar...

“Mos më jepni leksione patriotizmi”, Dragan Stojkoviç: Atmosfera në Tiranë, si Boca-River

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, është rikthyer të flasë për atmosferën e krijuar në “Arenën Kombëtare” gjatë barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas...

Lajme të tjera

Web TV