“Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu ndan foton e pacientit në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon fotografinë e një prej 85 pacientëve të prekur me koronavirus, të cilët po trajtohen aktualisht në spitalin Infektiv.

Ajo paralajmëron që të tregohet kujdes, pasi rrezikohet seriozisht jeta. Gjithë mesazhi i saj jepet teksa ndan fotografinë e një infermiereje, e cila asiston një pacient në gjendje të rëndë.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv.

Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e Covid-19? Po, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri”, shkruan ministrja.

Manastirliu shton se nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi duke respektuar distancën, duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur higjienën vetjake dhe kolektive.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e rënduar, ku në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar. Aktualisht janë 85 pacientë të shtruar në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, dhe 95 viktima./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV