Reforma Zgjedhore/Apollon Baçe: Mosmarrëveshja e suksesshme e 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Apollon Baçe për Gazetën Fjala

Fjala rilindje nënkupton automatikisht fjalën vdekje: thjesht pasi që të rilindësh, fillimisht duhet të vdesësh. Siç dihet, rilindja ndahet në tri etapa: në parapërgatitjen e vdekjes si komb, vdekjen si komb dhe (nëse ka jetë të përtejme) ringjalljen e kombit nga vdekja. Për fazën e parë rilindja nuk ka asnjë cen. Për nga intensiteti dhe shpejtësia e zhbërjes morale, ekonomike dhe mendore të kombit, ajo qëndron tejet më lart pararendësja PP. Si në sasi popullate, ashtu dhe cilësi popullate.

Si të tillë, absolutisht të fundit në tërë treguesit (përjashtuar korrupsionin dhe tradhtinë kombëtare) këtë qeveri do ta përmbyste dhe kopshti 4 stinët. Ndërkohë është meritë e pamohueshme e Byrosë Politike të PD-së që shfarosi Byronë tradicionale Politike të PD-së, por pa krijuar dot një byro dhe PD të re (në kuptimin e besimit qoftë tek të vetët). Slogan më komik elektoral se ai i rilindjes: “ne jemi mizerabël, por jemi më të mirët”, vështirë se gjen kund.

Për sa i takon turmës gri a gjysmë gri, as që bëhet fjalë. Nëse gjatë Kovidit nr. 1, pesë herë më pak të vdekshëm se Kovidi nr. 2 (që ka nisur progresionin aritmetik dhe pret të nisë gjeometrikun), temë dhe kryetemë ishte Kovidi. Ndërsa rrugëve bridhnin tanke dhe mitralozë, si në këngën partizane “Pushkët kërcasin, bombat po pëlcasin/Shkatërrojnë armikun, tanke pa pushim”. Sot temë dhe kryetemë është mosmarrëveshja e suksesshme e 5 qershorit. Për ata që vdesin (dhe do të vdesin), këshilla është “Kur të arrini në fundin e litarit, bëni një lak dhe varni veten”.

Shtojca e komedisë së 5 qershorit, tregon se sa të brishtë janë ekuilibrat elektoralë. Të dyja palët kanë sondazhe dhe letrat fshihen vetëm për vulgun. Quod licet Iovi, non licet bovi thonë romakët, që ka kuptimin ajo që i tregohet Zeusit, nuk u tregohet lopëve. Për këto raste shefi i dikurshëm i CIA-s Allen Dalles, thoshte “mos e kërkoni të vërtetën kur fshihet nga të dyja palët. Atë mund ta kuptoni vetëm duke parë përse ngulmojnë të dyja palët.” Përkatësisht PS-ja ngulmon që të mos ketë koalicione, duke lëshuar deri sulltanatin e listave të mbyllura dhe rrezikuar grindjen edhe me ata që quhen “ndërkombëtarët”. Krejt ndryshe PD-ja ngulmon për koalicionet dhe listat e mbyllura (kryesisht radha 1 që, falë kualitetit të trishtueshëm nuk fitonte dot ballë për ballë).

Lexo edhe :  Shehaj zbulon prapaskenat/Një deputet socialist më komplimentoi pas përplasjes me Xhaçkën

Kjo do të thotë se PS-ja (me gjithë hilet deri të madhësisë 4-6 %) humbet me opozitën e bashkuar dhe PD-ja rrezikon pa një opozitë të bashkuar. Kjo dhe falë shpalosjes së mjerë para publikut, ajo çka mbaj mend nga programi ekonomik është taksa e sheshtë dhe pamja e vërenjtur e kryetarit kur u thotë bakejve a fshatarëve “kështu nuk vazhdohet” (domate dhe bakllava thotë Peka i Syrit). Diçka që të kujton linjat propagandistike të K. Th. Spirit. “Të hëngsha në supë,/Të pifsha në kupë!/Ç’e do Masarin,/Zuzarin, gomarin./Po merr Beharin,/ Manarin,/Që lufton e bje theror,/Jo për lakror,/Por për “arbëror”!” Cilët janë asat dhe asetet? “Dhurata më e madhe e natyrës që u bën diktatorëve të vegjël, janë fatkeqësitë e natyrës” dhe për rastin në fjalë jo një por dy.

Jo vetëm tërmeti që i krijoj ndjesinë e pater patriae, babait të kombit (erdhi ariu po s’na hëngri, Babai të vërë dorë në zëmër e të na bëjë shtëpi, thanë dy 90-vjeçarët). Por edhe Kovidi që ia kishim për falënderim edhe rrezen e diellit. Me të mirat e me të këqijat, Berisha do ta kishte përmbysur nja 7 herë këtë njeriun. Në një fotografi brilante të njërit nga fotografët më të mirë evropianë, Fatjon Plakut, në Tragjas, nepërka ish kapur për jetë a vdekje me zhapiun. Ushqim për njëri-tjetrin d.m.th. kill or be killed.

Haje ose të hëngri. Ngjet? Aspak. Ai që e pëson është i vdekuri i radhës nga Kovidi, ata që nesër do të mbeten papunë. Ditë e keqe? pyeta njërin. Jo më tha, java e shkuar, kur kisha aq para sa t’u blija fëmijëve ose bukë ose domate. Vërtet minus 5 është më ngrohtë se minus 40. Këtë e di edhe PD-ja. Më keq se kaq, nuk bëhet. As ajo nuk thotë jam më e mirë, por nuk jam kaq i keq.

Të fundit

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV