“Turp t’ju vijë”! Tom Hanks për ata që nuk vënë maska

BARCELONA, SPAIN - JUNE 19: Tom Hanks attends the 'Toy Story 4' photocall on June 19, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Jordi Vidal/Getty Images)

Ai ishte një ndër emrat e parë që ishte testuar pozitiv me koronavirus.

Tom Hanks ka thënë pak fjalë për ata që refuzojnë të vënë maska, apo të mos e praktikojnë distancën sociale, si dy masa që parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

“Janë vetëm tri gjëra që duhet t’i bëni çdo ditë që të nesërmen të zgjoheni të shëndoshë: të vini maskë, të mbani distancë sociale dhe të lani duart”, ka thënë aktori i kategorisë “A” në Hollywood për revistën “People”.

“Këto gjëra janë aq të thjeshta, aq të lehta, nëse dikush e ka të vështirë t’i praktikojë këto tri gjëra të thjeshta – unë mund t’ju them ‘turp t’ju vijë”.

Hanks, 63-vjeçar tanimë, ishte duke folur virtualisht për shtypin, pas një turneu për filmin “Greyhound”.

Ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, e kishin kontraktuar virusin gjatë kohës që ishin në Australi, ku Hanks po xhironte filmin biografik për Elvis Presley, nga Baz Lurhmann.

Çifti ishte hospitalizuar për disa ditë dhe mandej ishte karantinuar për t’u shëruar më vonë nga koronavirusi.

la.mi/Fjala.al