U drogua dhe shfrytëzua seksualisht, tritol në banesën e 17 vjeçares

Një sasi tritoli është vënë gjatë natës së kaluar në shtëpinë e 17 vjeçares e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga një grup prej 4 personash.

Ditën e djeshme janë vënë në pranga 4 të rinj dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit, si dhe janë akuzuar për  shfrytëzim seksual të një 17 vjeçareje.

Në oborrin e banesës së  17 vjeçares është vendosur një sasi ekplozivi por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte njëri prej personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e një dite më parë, i riu me iniciale A. B.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Një ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”. /Ra.My. Fjala.al/