Betohet para Presidentit prokurorja e 13-të e SPAK-ut (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorja më e re e SPAK-ut, Manjola Kajana ka zhvilluar sot ka zhvilluar ceremonia solemne në Presidencë, ku është betuar para Presidentit të Republikës.

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” ishin fjalët e saj pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i SPAK, Arben Kraja.

Pas betimit të prokurores Manjola Kajana ka shkuar në 13 numri i prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Lajme të tjera

Web TV