Festa Kombëtare e Francës në mes pandemisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sot është Festa Kombëtare e Francës. Ju kujtojmë se kjo festë u vendos nga ligji i vitit 1880, për të festuar dy ngjarje, marrjen e Bastia-s (Basties) në 14 korrik në vitin 1789 , simbol i Monarkisë absolute, dhe Festën e Federatës të 14 korrikut 1790 që festohet për të kujtuar Kushtetutën e 1789.

Por, pyetja që mund të bëjnë shumë francezë sot është se si do ta festojnë ditën e tyre të “shenjtë” mes pandemisë. Vetëm 10 ditë më parë, SHBA-të festuan 4 korrikun. Ku në shumë shtete u ndaluan grumbullimet masive dhe ndezja e zjarreve në plazhe që ishte traditë e tyre për festën e pavarësisë. A do të ndodhë e njëjta gjë edhe në Francë.

Traditë franceze mbi 100 vjeçare është që të ketë një paradë ushtarake, por a mund të zhvillohet sot?

Nëse rëndësia e paradës ushtarake nuk është shumë e madhe tani për francezët, kjo mbetet për qeverinë një moment i rëndësishëm politik. Kujtojmë se në 2017-tën presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron kishte ftuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump për të ndjekur paradën ushtarake. Arsyet e ftesës zbërthehen në dy simbolika; a)Për të treguar se shteti me ushtrinë më të fortë në botë është aleati kryesor i Francës b) Për t’i treguar më të fortit se edhe Franca nuk qëndron pas me ushtrinë. Por, a mund të mbahet parada kur ushtarakët dhe qytetarët mund të rrezikohen nga Covid-19.

A e dini se nuk mund të imagjinohet një 14 korrik pa fishekzjarrë për francezët. Kjo është një nga simbolet e trashëguara nga monarkia. Baruti ishte i njohur në Kinë në shekullin e tetë. Në Francë, fishekzjarrët e parë janë bërë nga Place des Vosges për dasmën e Louis XIII dhe Anne e Austrisë në vitin 1615. Të verdhë ose të bardhë, fishekzjarrët ishin të rezervuara për ngjarjet mbretërore.

Nën regjimin e Napoleonit të III, fishekziarret bëhen argëtim për të gjithë. Vëllezërit Ruggieri do të revolucionarizojnë spektaklet duke sjellë ngjyrat.

Çdo vit nga Kulla Eiffel (Eifel) hidhen fishekzjarre  për Festën Kombëtare. Gjithashtu Kulla Eiffel (Eifel) ndriçohet nga një mijë drita nga ora 23:00 deri në mesnatë. Pyetja që ngrihet në këtë rast është a do të dalin parisienët në rrugë për të parë fishekzarret.

Gjithashtu, ballot u bënë gjithnjë e më popullore në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe të pashmangshme pas njëqindvjetorit të marrjes të Bastia-s (Basties) .

Sheshi publik është vendi për të kërcyer. Vitet e fundit parisienët ende vallëzojnë në këto ballo që bëhen në sheshe publike. Por pyeta është nëse do të ndodh këtë vit një ballo publike.

Franca është një vend që do të ruaj një rol gjithnjë e më dominues në politikën ndërkombëtare, ekonominë dhe skenën diplomatike. Sharl De Gol shprehej se Franca nuk është Franca pa madhështinë e saj. Ky vend është jo vetëm magjepsës për bukuritë e tij, por dhe për atë që i ka dhënë historisë.

Historia e zezë e Francës në Afrikë (Arkiv)

Franca, me aktivitetet e saj koloniale të nisura në vitin 1524, formoi dominimin e saj në më shumë se 20 shtete në perëndim dhe në veri të Afrikës. Gjatë 300 viteve, 35 për qind e Afrikës mbeti nën kontrollin e Francës.

Lexo edhe :  Jean-Paul Marat, vrasja e idhullit jakobin të Revolucionit Francez

Vende të tilla si Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Benini në ato vite u përdorën si qendra tregtare për skllevër të Francës dhe të gjitha burimet në rajon u shfrytëzuan.

Në periudhën koloniale që zgjati 5 shekuj në rajon, kryengritjet në vendet që filluan luftën për pavarësi sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, u shtypën me dhunë ku humbën jetën më shumë se 2 milionë afrikanë.

Me dhunë u shtypën edhe revoltat e inicuara nga popujt e vendeve në të cilat Franca i vendosi të luftojnë në radhët e saj në luftërat botërore me premtimin e pavarësisë. Periudha koloniale që zgjati për 5 shekuj në rajon dhe luftërat për pavarësi u kushtoi jetën më shumë se 2 milionë afrikanëve.

Mijëra algjerianë u vranë nga ushtarët francezë gjatë protestave të nisura nga algjerianët të cilët kishin luftuar në radhët franceze me premtimin e pavarësisë pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ngjarjet e dhunshme vazhduan në mënyrë sistematike deri në vitin 1962, kur Algjeria fitoi pavarësinë e saj nga ngjarjet që në histori janë shënuar si masakra e “8 majit 1945 Setif dhe Guelma”.

Në luftën algjeriane për pavarësi për shkak të francezëve humbën jetën 1 milion njerëz.

Dihet që Franca, që nga viti 1830, e la shoqërinë algjeriane përballë një gjenocidi kulturor. Franca, përveç identitetit lokal të Algjerisë ka shkaktuar eliminimin në masë të madhe të historisë 300 vjeçare osmane. Gjithashtu ajo ka shndërruar shumë vepra kulturore dhe fetare në vend ashtu si ka dashur në mënyrën e saj.

Roli i Francës në gjenocidin më të madh në histori

Franca ka kryer gjithashtu shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në vendet ku ajo ka patur ndikim politik.

Është zbuluar se Franca ka luajtur një rol në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994, ku humbën jetën 800 mijë njerëz, gjenocid ky i cili llogaritet si një nga gjenocidet më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Në raportet ndërkombëtare është reflektuar se menjëherë para gjenocidit në Ruanda trupat franceze në rajon duke mos e vlerësuar informacionin e inteligjencës që morën ishin larguar nga rajoni ndërsa disa ushtarë francezë kanë mbështetur vetë masakrat.

Më 23 qershor, Franca nisi Operacionin e Bruztë, me qëllim për të krijuar një zonë të sigurt për refugjatët në jugperëndim të vendit. Por shumë padi, gjyqe ndërkombëtare vazhdojnë ende kundër Francës e cila është përcaktuar se në vend që të parandalonte gjenocidin në Ruanda, ajo ka siguruar armë dhe informacione për qeverinë Hutu që ka kryer gjenocidin.

Një fakt ende i njohur për opinionin ndërkombëtar është edhe shprehja e përdorur nga ish presidenti i Francës, François Mitterrand, i cili në një intervistë në vitin 1998 për gazetën “Le Figaro” ka thënë “Nuk është dhe aq i rëndësishëm përjetimi i një gjenocidi në ato vende”.

Po ashtu edhe në lajmin që faqja franceze e internetit Mediapart publikoi në muajin shkurt me titull “Gjenocidi i Ruandës: Zbulohen gënjeshtrat e Francës” të bazuar në një dokument të Njësisë së Inteligjencës së Jashtme Franceze DGSE, shkruhej se Franca ka fshehur përgjegjësit e vërtetë të gjenocidit në Ruanda ku rreth 800 mijë pjesëtarë Tutsi u vranë nga milicët Hutu.

la.mi/Fjala.al


Të fundit

Horoskopi ditor, 14 korrik 2021

Dashi Dita e mërkurë 14 korrik 2021 pritet të nisë plot diell. Ju do të qëndroni pranë njerëzve që i...

20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës në Tiranë, pronari turk e “hedh” në rrugë

Emisioni Stop ka trajtuar një histori të dhimbshme, por dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të...

McGregor pas operacionit: Poirier nuk bëri asgjë për të fituar

Përballja kryesore e mbrëmjes së UFC 264 në Las Vegas përfundoi me një frakturë të rëndë të Conor McGregor që në raundin e parë,...

Mbytet një pushues tek “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës

Një pushues nga Kosova është mbytur duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:40 tek “Shkëmbi...

Racizmi ndaj Marcus Rashford në rrjetet sociale, hetohet një 50-vjeçar

Marcus Rashford, pasi nuk shënoi me penallti në finalen e EURO 2020 kundër Italisë, ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të ndryshëm, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV