Pampuri në dyert e Covid-4: I mbyllur dhe jashtë funksionit, faturën do ta paguajnë pacientët e “Shefqet Ndroqit”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, denoncon se spitali COVID-4 i cili u inagurua një muaj me parë nga Rama dhe Manastirliu është i mbyllur dhe jashtë funksionit.

Pampuri është shprehur se ky është mashtrimi i radhës që Kryeministri i ka bërë qytetarëve dhe këtë faturë do ta paguajnë pacientët e “Shefqet Ndroqit” i cili do të rikthehet sërish në një spital COVID.

Sipas saj është e pafalshme që qeveria është mbajtëse statistikash dhe nuk ka plan konkret për menaxhimin e situatës.

Qeveria tashmë është dorëzuar para situatës jashtë kontrollit të COVID_19- shprehet Pampuri.

“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë.”- është shprehur ish-deputetja.  /Ra.My. Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=772378710166731