Itali/I riu shqiptar humb jetën gjatë karantinës

Mësohet se një shqiptar është gjendur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte. I riu u 28-vjeçar ishte në dhomën e tij në qendrën për riatdhesime dhe azilkërkuesve në Gradisca d’Isonzo, në Gorizia të italisë.

Mësohet se ai e ndante dhomën me një maroken, pasi të dy ishin duke kryer karantinën 14 ditore për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Vdekja e shqiptarit mbetet ende mister, pasi nuk ka shenja dhune mes tij dhe marokenit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

 

Bo.Ba/fjala.al