Mbyllen zyrat e OASH-së në Policinë Rrugore, Lleshaj: Ja ku duhet të orienton shoferët që bëjnë shkelje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrat e OASH-së (Organi Administrativ Shtetëror) do të mbyllen dhe do të funksionojnë vetëm online. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Duke filluar nga sot këto zyra në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë mbyllur. Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra.

Nga sot qytetarët, ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave”, tha ministri.

Të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave, theksoi ministri Lleshaj.

Njoftimi i plotë: OASH e qarkullimit rrugor, vetëm online

Që nga dita e sotme marrin fund radhët dhe orët e pritjes përballë zyrave të OASH-së, në Policinë Rrugore. Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të Policisë së Shtetit inspektuam nga afër punën e OASH, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Prononcimi për media i ministrit Lleshaj:

Sot kemi ardhur pranë zyrës së OASH-së Tiranë për të shpallur një vendim dhe një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbylljen fizike të tyre. Duke filluar nga sot këto zyra në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë mbyllur.

Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra. Nga sot qytetarët, – ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, – kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave.

Lexo edhe :  Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, protesta në Tiranë, por "shumica po festojnë në lokale"

Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata.

Lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësi e kontaktit bëhet zero. Pra, nuk kanë mundësi të ‘negociojnë’ me asnjë lloj Komisioni.

Kështu që kjo thirrje le të vlejë për të gjithë qytetarët që të sensibilizohen për të shtuar kujdesin në qarkullim.

Shtimi i kujdesit në qarkullimit do të thotë, jetë njerëzish të shpëtuara, shëndet i njerëzve i ruajtur. Dhe besoj që me këto masa jo vetëm që do ta lehtësojmë barrën e qytetarëve shkelës të rregullave të qarkullimit, por do të rrisim edhe më shumë rigorozitetin e vendimmarrjes së komisioneve, të cilat tashmë nuk do ta kenë më përballë qytetarin.

Me këtë rast theksoj dhe kërkoj edhe njëherë forcim të ndërgjegjes qytetare për sjellje të përgjegjshme në rrugë. E kam thënë edhe herë të tjera publikisht që aksidentet rrugore janë një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës, janë vrasës më i madh se sa vetë vrasësi. Kështu që të gjitha masat që merren në këtë drejtim janë masa në funksion të jetës.

Jo vetëm me këtë masën e sotme, ne do të vazhdojmë së shpejti të paraqesim në qeveri dhe në Kuvend ndryshimet e reja në Kodin rrugor, të cilat po ashtu do t’i shtojnë kërkesat por edhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me synimin e madh që të vazhdojmë të ecim drejt axhendës së reduktimit maksimal të shifrave të aksidenteve dhe dëmeve të tjera në qarkullimin rrugor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

11 maji, Tomor Alizoti në Top Story: Po të kishim bandat, fitonim zgjedhjet

Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin Gjon dhe ish prokurori Arjan...

Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite...

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën...

Lajme të tjera

Web TV