Ndërtimet para vitit 1991, procedura për të marrë tapinë, përfitojnë 16802 shtëpi në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që kanë ndërtuar shtëpi para gushtit të vitit 1991 dhe nuk kanë marrë ende certifikatën e pronësisë, do të pajisen me tapi. Janë në total 16804 ndërtime të cilat presin prej 29 vjetësh dokumentin e pronësisë.

Deri tani kanë marrë dokumentin e pronësisë 249 ndërtime në të gjithë vendin. Për ndërtimet që nuk ka akte të fitimit të pronësisë, do të jepet tapia vetëm nëse për truallin ka dokumentacion pronësie. Kalimi i pronësisë do të bëhet për ndërtesat dhe truallin funksional, kurse për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë do të realizohet pa pagesë.

Dokumentet

Pronarët e ndërtimeve duhet të paraqesin një kërkesë pranë Kadastrës. Të dhënat e kërkesës verifikohen në terren dhe bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria. Për ndërtimet e paregjistruara ose të regjistruara pa titull pronësie, për të cilat nuk është paraqitur aplikim për legalizim, Kadastra verifikon nëse ndërtimi është i pranishëm në produktin e fotografimit ajror të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994.

Nëse ndërtimi ndodhet në një territor të papërfshirë në këtë fotografim, Kadastra verifikon me radhë produktet e fotografimeve ajrore të viteve 1999, 2001 dhe në fund, atë të vitit 2007. Nëse ndërtimi është i pranishëm në të paktën njërin prej materialeve fotografike të mësipërme, ai prezumohet se është ndërtuar para datës 10.8.1991 dhe trajtohet sipas dispozitave të këtij vendimi.

Krahas procedurave të mësipërme, brenda 20 ditëve nga konstatimi i gjendjes ndërtimore në terren, Kadastra verifikon nëse është regjistruar më parë ose jo titull pronësie dhe verifikon në zyrat Agjencisë së Trajtimit të Pronave nëse është marrë ose jo vendim për kthimin e pronës.

Institucionet e sipërpërmendura detyrohen të vendosin në dispozicion informacionin e kërkuar brenda 10 ditëve. Për procedurën e ndjekur, subjekti përfitues paguan për llogari të Kadastrës tarifën e shërbimit në vlerën 8000 lekë për çdo kat ndërtimi, e cila përdoret për të përballuar shpenzimet e evidentimit në terren dhe shpenzimet e tjera të procedurës administrative.

Kjo tarifë i njoftohet përfituesit menjëherë pas përfundimit të periudhës së afishimit, nëse përmbushen kushtet për të përfituar kalimin e pronësisë. Vendimi për kalimin e pronësisë miratohet në favor të subjektit kërkues dhe bashkëshortit/es së tij, duke respektuar dispozitat e Kodit të Familjes për regjimet pasurore martesore.

Lexo edhe :  “Edi Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Po punojmë për qeveri teknike

Në rast se subjektet nuk paraqesin dokument që provon regjim pasuror martesor të veçantë apo marrëveshje të posaçme noteriale për të drejtat mbi ndërtesën, vendimi miratohet në favor të të dy bashkëshortëve, duke prezumuar regjimin e bashkësisë ligjore.

Kalimi i pronësisë mbi truallin shtetëror në përdorim

ASHK-ja kryen kalimin e pronësisë për:

  1. a) Trojet e paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara nga shtetasit me ligjin nr. 7512, datë 10.8.1991,“Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të shfuqizuar;
  2. b) Trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të shfuqizuar;
  3. c) Trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e të cilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore.

Nisja e procedurës së kalimit të pronësisë

Procedura e kalimit të pronësisë, sipas këtij kreu, iniciohet si më poshtë:

  1. a) Nga kërkesat e paraqitura nga subjektet e interesuara pranë strukturave përgjegjëse për shitjen e pronës publike, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Për zbatimin e kësaj pike, struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike, ngarkohet të përcjellë pranë ASHK-së, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kërkesat dhe dokumentacionin e administruar;
  2. b) Me kërkesë të paraqitur nga subjektet e interesuara pranë ASHK-së, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
  3. c) Kryesisht nga ASHK-ja, gjatë procedurave të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhje me Aeroportin e ri, hapet tenderi për projektimin

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një...

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e...

Me 72 persona në bord, rrëzohet avioni në Kazakistan/ Dyshohet për dhjetëra vikima

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit. Sipas mediave të huaja, nga ky incident...

Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë”, raporti me Parashqevi Simakun

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet...

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë/ Të reflektojmë mbi vlerat e njerëzimit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. “Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara,...

Lajme të tjera

Web TV