Vidhnin bizhuteritë dhe i kthenin në shufra ari, pranga 7 shqiptarëve në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Super operacioni i kryer nga italianët ka bërë të mundur arrestimin e 15 personave të akuzuar për grabitje banesash.

Policia italiane ka vënë në pranga 7 shqiptarë dhe 6 italianë, të cillët në bashkëpunim me njëri tjetrin arrinin të kryenin grabitje banesash me fokus tek bizuteritë dhe ari.

Bizhutë e arit, të vjedhura nga banesat e qytetarëve italianë, çoheshin në dyqanet e gurëve të cmuar ose shkriheshin dhe shndërroheshin në shufra ari të përdorura për transaksione financiare bën me dije e përditshmja italine “La Stampa”.

Operacioni “Rruga e Artë e Argjentinës” është finalizuar sot nga policia e Milanos në orët e para të këtij mëngjesi.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha ari dhe sende të çmuara, të grabitura nëpër banesa, makina të shpejta të mbajtura të fshehura në garazhe dhe gati, si dhe para cash në vlerë totale prej 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.

Hetimi gjithashtu bëri të mundur identifikimin e bizneseve përmes të cilave kriminelët siguruan pastrimin e të ardhurave të paligjshme dhe korrierët (drejtuesit e autobusëve), të përdorur për transferimin e parave dhe mallrave jashtë vendit.

Gjithashtu u identifikuan, apartamentet dhe garazhet të cilat përdoreshin për fshehjen e makinave me të cilat kryenin krime. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV