Milan i bën “rrugë” përmbysjet e rezultateve, fiton ndaj Parmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan është duke kaluar një periudhë të artë pas rikthimit të futbollit në Seria A, pasi në 7 ndeshje të realizuara nuk kanë pësuar asnjë humbje, ndërkohë që kanë arritur të marrin 5 fitore.

Kuqezinjtë arritën sot të triumfoni me rezultatin 3-1 në shtëpi përballë Parmës duke vazhduar ecurinë pozitive.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me avantazhin e miqve, pasi para se ekipet t’iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes Alberto Grassi asistoi te Jasmin Kurtic, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë Milani u nis me të gjitha forcat drejt sulmit dhe kjo dha sukses. Në minutën e ’55 një “perlë” e Franck Kessie do të barazonte rezultatin. Mesfushori me anë të një gjuajtje nga distanca e çoi topin në drejtkëndësh.

Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutash një lojë e mirë e Milanit solli edhe golin e dytë. Hakan Calhanoglu asistoi për Alessio Romagniolin i cili shënoi për 2-1.

Ishte pikërisht turku Calhanoglu që vulosi fitoren me një gol në minutën e 77-të.

Kuqezinjtë morën tre pikë në garën për europë, ndërkohë që duhet kujtuar se dhe në ndeshjet ndaj Juventusit “djalli” arriti të përmbyste disavantazhin e dy golave./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut...

Fantazia e re e Berishës: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik!

Kryetari i partisë Demokratike doli sot përsëri në një konferencë për gazetarët, që prej dy muajsh e ka kthyer në një ritual të përditshëm,...

Lajme të tjera

Web TV