Ngërçi i publikuar nga Fjala.al/ Mynyr Koni i jep zgjidhje “hallit” të studentëve

Skandali i bërë publik nga Grupi Mediatik “Fjala” lidhur me diplomat e studentëve të ekonomikut duket se më në fund ka marrë zgjidhje.

Rektori Mynyr Koni ka firmosur 1034 diplomat e studentëve të Fakultetit Ekonomik  dhe janë gati për tu tërhequr pasi është bërë publik ngërçi që ishte krijuar.

Drejtori i kurikulave pranë rektoratit Albano Zhapaj se ndër këto diploma janë edhe 315 kartonë të masterit të printuara pa autorizimin e rektorit Koni por tashmë të firmosura prej tij pasi studentët e bën mediatike problemin e tyre.

Sipas Zhapaj u mbyll një problem por një tjetër qëndron i hapur ende, rektori Koni pret t’i përcillen nga dekani Kule listat e 1500 studenteve të regjistruar të bachelorit për të firmosur diplomat e tyre. Por Zhapaj thotë se studentët që presin të kenë këtë verë në duar diplomat e ciklit të parë nuk duhet të shqetësohen si ata të masterit.

Shkak për mosfirmosjen e diplomave ishte bërë konflikti mes rektorit të Universitetit të Tiranës në fjalë dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kyle. Çështja arriti deri në atë pikë sa studentët e çuan këtë çështje në gjykatë, por brenda pak ditësh filloi të merrte zgjidhje. Për këtë situatë reagoi edhe Ministria e Arsimit e cila urdhëroi rektorin Koni të firmoste diplomat. /Ra.My. Fjala.al/