Rama pas deklaratë së Wadephul: I nxituar, zhvleftëson Kuvendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratë së zëvendëskryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul tha dje se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, reagoi kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se deklarata ishte e nxituar dhe zhvleftëson Kuvendin! Rama sqaroi se nuk i kemi premtuar Bundestagut si kusht lumturinë e Bashës!

“Gjermania është pikë referimi për ato çfarë mishëron për funksionimin e demokracisë, lokomotivë e fuqishme që udhëheq Evropën. Deklarimi i djeshëm i Wadephul i nxituar, është mik i Bashës por dhe i imi. E çmoj shumë përpjekjet e tij, ato se çfarë ka shpenzuar ai për vendin nuk ia hedh poshtë por ajo e djeshmja zhvleftëson kuvendin. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Kuvendin të shkojë përtej saj.

Në planin etik zhgënjyes, duhet të flitet me fakte, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet , kjo është e pavërtetë, ato thjesht do jenë si në çdo vend evropian , ku partitë kanë të drejtë të grupohen si duan, siç e bën dhe partia e tij. Në planin politik, mbanë anën e opozitës.

Dua të merrem me thelbin më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje edhe pikëpamja për negociata, por Bundestagu s’na kanë vënë kusht të bëjmë të lumtur Bashën. Bundestagu dhe KE i kanë kërkuar vendit miratimin e një reforme elektorale dhe pikë, nuk duhet të gjykohet vendi në bazë të fjalëve dhe anësive politike, por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve.

Nuk jam penduar që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtë në tryezë që e shtyu shumë procesin për realizimin e kësaj reforme”, tha Rama.

Lexo edhe :  Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me...

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Lajme të tjera

Web TV