Stresi publikon foto nga shtrati me Kejsin/I bën dedikimin më të bukur

Stresi dhe Kejsi një çift mjaft i përfolur në rrjetet sociale për shkak të ndarjeve të shpeshta dhe pajtimeve gjithashtu na kanë surprizuar këtë të mërkurë.

Kejsi pas ndarjes u largua në Kanada ku ka jetuar për shumë vite me familjen e saj. Madje u përfol edhe për një lidhje me një modele të reperit shqiptar.

Por Stresi ka publikuar një foto ku hedh poshtë zërat për një ndarje nga Kejsi. Fotoja e fundit i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve mbi raportin e tij me Keisin.

Ai ka publikuar një foto teksa po flet me partneren e tij dhe shkruan: “Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.

Në foto reperi shihet duke fjetur gjumë, ndërsa gruaja e tij e shikon gjithë dashuri. Çifti jetojnë në dy shtete të ndryshme, por duket se largësia nuk i ka ndarë por i ka bashkuar edhe më shumë.

 

Bo.Ba/fjala.al