Cakaj bisedë me homologun grek: U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar së fundmi një video-konferencë me homologun grek, Miltiadis Varvitsiotis. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj ka ndarë edhe detaje nga takimi me homologun grek.

Cakaj shkruan, se me Varvitsiotis kanë bioseduar në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit mes kryesive të dy vendeve, në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta, në rrethanat e shkaktuara nga COVID-19. Njëkohësisht, dy ministrat folën edhe për thellemin e mëtejshëm të bashkëpunimeve në procesin e integrimit europian.

Postimi i plotë

Sapo zhvilluam një video konferencë të vyer me Ministrin Alternat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis ! Shqipëria dhe Greqia aktualisht janë kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë: Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshillit të Evropës.

Biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit mes kryesive tona në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID19. Natyrisht, krahas angazhimeve të përbashkëta në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, u pajtuam edhe për të thelluar më tutje bashkëpunimin tonë në procesin e integrimit evropian. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV