Emrat/ Zbulohen 5 parcela me kanabis në Librazhd, nën hetim tre zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen disa parcela të mbjella me Kanabis në Librazhd. Nga kontrolli i ushtruar në disa zona të malësisë së Librazhdit kryesisht në Malin e Mirakës janë zbuluar 5 parcela të mbjella me kanabis.

Parcelat sipas burimeve nga Prokuroria e Elbasanit ishin pranë njëra- tjetrës ndërsa janë gjetur 1535 bimë kanabis me lartësi 20 – 100 cm, si dhe 2160 fidanë të sapombira të vendosura në arka polisteroli të cilat u asgjësuan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë me lartësi 20 – 100 cm, dhe 200 bimë të sapombira të vendosura në kubikë të dyshuara si lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Ndërkaq pas këtij operacion policor janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, materialet për shtetasit Shefqet Hasani, Bujar Zharri dhe Roshit Çota, përkatësisht me detyrë, kryeplak i fshatit Mirakë, Administrator i Njësisë Administrative Polis, Inxhinier Pyjor të Bashkisë Librazhd./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV